Sa litra shi për metër katror ranë nëpër të gjitha komunat e Kosovës këto ditë, tregon Instituti Hidrometeorologjik - Gazeta Express

Sa litra shi për metër katror ranë nëpër të gjitha komunat e Kosovës këto ditë, tregon Instituti Hidrometeorologjik

Lajme

Gazeta Express

06/08/2020 9:20

Më së shumë reshje të shiut nga një gushti e deri më sot, ka pasur në Ferizaj, derisa në shumicën e qyteteve shiu po vazhdon.

Institucionet kanë ngritur alarmin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, derisa në disa vende të rajonit ka pasur edhe vërshime.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për këto gjashtë ditët e fundit sasi të reshjeve të mëdha janë regjistruar edhe në Prishtinë e Pejë.

Reshjet nga 1 – 6 gusht:

Prishtinë= 38.8 mm

Pejë= 37.7mm

Prizren= 12.1mm

Gjakovë=8,1mm

Kamenicë= 23.5mm

Ferizaj= 64.5mm

Junik= 13.9mm

“Për momentin janë regjistruar këto sasi të reshjeve në këto stacione, mm ose litër për metër katror, reshjet vazhdojnë. Temperatura të ulëta nuk do të ketë”, bën të ditur IHMK-ja. /Arbresh.info