Agim Ademi drekon me talentin e Bayern Munichut, vjen me mesazh të veçantë për Arijon Ibrahimovicin - Gazeta Express
string(98) "agim-ademi-drekon-me-talentin-e-bayern-munichut-vjen-me-mesazh-te-vecante-per-arijon-ibrahimovicin"

Futboll

Gazeta Express

13/07/2026 17:15

Agim Ademi drekon me talentin e Bayern Munichut, vjen me mesazh të veçantë për Arijon Ibrahimovicin

Futboll

Gazeta Express

13/07/2026 17:15

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me talentin kosovar të Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic, gjatë një dreke të përbashkët në Prizren.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi publikoi fotografi nga takimi dhe shprehu vlerësimin e tij për futbollistin e ri, duke e cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj kosovarë që po afirmohet në futbollin evropian.

“Sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovar të futbollit evropian, yllin e Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic”, shkroi Ademi.

Kreu i FFK-së e përshkroi Ibrahimovicin jo vetëm si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, por edhe si një të ri të edukuar, modest dhe krenar për prejardhjen e tij.

“Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë”, shtoi ai.

Ademi i uroi 19-vjeçarit suksese në vazhdim të karrierës, duke shprehur bindjen se e ardhmja do t’i sjellë arritje të mëdha.

Në fund, ai falënderoi edhe familjen e futbollistit për, siç u shpreh, kultivimin e dashurisë së Arijon Ibrahimovicit për atdheun dhe vlerat e Kosovës.

Arijon Ibrahimovic konsiderohet një nga talentet më premtues me prejardhje nga Kosova dhe është pjesë e Bayern Munichut, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Gjermanisë.

Ai së fundmi u integrua në ekipin e parë të Bayernit, pas rikthimit nga huazimi prej Heidenheimit sezonin e kaluar. Ai më parë ishte i huazuar edhe te Frosinone në Serie A.

Momentalisht, Ibrahimovic është pjesë e Gjermanisë U21, me të cilën debutoi në nëntorin e kaluar, ku ka dy paraqitje.

Ibrahimovic është një kandidat potencial për të qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, me disa raportime që kanë thënë se mund t’i bashkohet “Dardanëve”, nga muaji shtator, me Kosovën që nis aventurën në Ligën e Kombeve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement