Rusia pranon që rekrutët po marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës, Putin bëhet kinse nuk e di dhe kërkon hetime - Gazeta Express
string(109) "rusia-pranon-qe-rekrutet-po-marrin-pjese-ne-pushtimin-e-ukraines-putin-behet-kinse-nuk-e-di-dhe-kerkon-hetime"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2022 21:02

Rusia pranon që rekrutët po marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës, Putin bëhet kinse nuk e di dhe kërkon hetime

Lajme

Gazeta Express

09/03/2022 21:02

Ushtria ruse pranoi të mërkurën për herë të parë se rekrutët po merrnin pjesë në sulmin e saj ushtarak në Ukrainë, pasi presidenti Vladimir Putin u zotua se atje ishin vetëm ushtarë profesionistë.

Që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, ka pasur raporte të përhapura gjerësisht se rekrutët e rinj ishin përfshirë në operacionin ushtarak kundër fqinjit të saj.

Lexo Edhe:

Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të mërkurën se Putini kishte udhëzuar përpara fillimit të operacionit ushtarak të Moskës në Ukrainë që rekrutët të “përjashtoheshin kategorikisht”, por se ai mori raporte për praninë e tyre në njësitë e armatosura që vepronin në terren, njoftoi agjencia e kontrolluar nga Kremlini, TASS.

Putin urdhëroi Zyrën e Kryeprokurorit Ushtarak të “verifikojë dhe vlerësojë ligjërisht veprimet dhe të ndëshkojë zyrtarët përgjegjës për moszbatimin e këtij urdhri”, shtoi Peskov.

Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se disa rekrutët ishin kapur nga forcat ukrainase.

“Në të njëjtën kohë, një nga nënndarjet që kryente detyra të mbështetjes logjistike u sulmua nga një grup sabotazhi i batalionit kombëtar. Një numër ushtarakësh, përfshirë rekrutët, u kapën”, citohet të ketë thënë ai.

“Aktualisht, po merren masa gjithëpërfshirëse për të parandaluar dërgimin e rekrutëve në zonat e luftimit dhe lirimin e ushtarakëve të kapur”, shtoi ai.