Rusia dërgon aeroplanë bombardues mbi Bjellorusi pas tensioneve me Poloninë - Gazeta Express
string(75) "rusia-dergon-aeroplane-bombardues-mbi-bjellorusi-pas-tensioneve-me-polonine"

Lajme

Gazeta Express

10/11/2021 12:17

Rusia dërgon aeroplanë bombardues mbi Bjellorusi pas tensioneve me Poloninë

Lajme

Gazeta Express

10/11/2021 12:17

Rusia ka dërguar dy aeroplanë bombardues në hapësirën ajrore të Bjellorusisë në kohën e rritjes së tensioneve të kësaj të fundit me Poloninë për krizën me emigrantë në kufirin e përbashkët.

Ministria ruse tha se bombarduesit e tipit “Tu-22M3” e patrulluan hapësirën ajrore dhe ndihmuan në testimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë e Rusisë, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Të mërkurën, Kremlini mohoi se qëndron prapa krizës në rritje, pasi Polonia e akuzoi Moskën se është organizatore e zhvillimeve në kufi me Bjellorusinë.

Eskalimi ndodhi pasi dy grupe emigrantësh e kaluan kufirin nga Bjellorusia në Poloni. Sidoqoftë, ato u ndaluan nga zyrtarët polakë, që i akuzuan forcat bjelloruse për të shtëna në ajër.

Zhvillimet e fundit vijnë në kohën më të tensionuar deri më tani, pas muajve me migrim masiv në kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë e më pak edhe me Letoninë. Këto tri shtete shtrihen në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar regjimin e Presidentit Aleksander Lukashenko se po përpiqet të krijojë jostabilitet me një valë të re të migrimit masiv drejt Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së pretendojnë se Bjellorusia është duke u hakmarrë për sanksionet që blloku ia ka vendosur qeverisë autoritare të Lukashenkos për shtypjen brutale të protestave e pakënaqësive brenda vendit./Gazeta Express