Rrushe – seriali dramë-krim nga kjo e diel premierë në T7 dhe GjirafaVideo - Gazeta Express
string(72) "rrushe-seriali-drame-krim-nga-kjo-e-diel-premiere-ne-t7-dhe-gjirafavideo"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2021 15:47

Rrushe – seriali dramë-krim nga kjo e diel premierë në T7 dhe GjirafaVideo

Lajme

Gazeta Express

07/05/2021 15:47

 Rrushe është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një projekt i veçantë dhe i punuar me shumë kujdes, që do të vijë çdo të Diel në ekranet tuaja.

Seriali më i ri vendor Rrushe, i krijuar nga GjirafaStudios, do të fillojë të shfaqet çdo të Diel në ora 20:00 në kanalin tuaj të preferuar televiziv, T7 si dhe nga ora 21:00 online në GjirafaVideo.

Lexo Edhe:

Rrushe është serial shumë më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhëti, e dashuri. Mbi të gjitha, është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë.

Me aktorët më të mirë në vend, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve televizive të zakonshme në Kosovë.

Rrushe është seriali më i madh i prodhuar deri tani në vendin tonë, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 50), duke përfshirë këtu aktorët si: Çun Lajçi, Enver Petrovci, Xhevat Qorraj, Shkumbin Istrefi, Aurita Agushi, Doresa Rexha, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adriana Matoshi, Arta Muçaj, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë. Prandaj, data 9 Maj është fillimi i një ngjarjeje intriguese e magjepsëse.

Trailerin e serialit “Rrushe” mund ta shikoni më poshtë.