Rrumbullaku hedh poshtë akuzat e Berishës: Gerti Shehu s’ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale - Gazeta Express
string(100) "rrumbullaku-hedh-poshte-akuzat-e-berishes-gerti-shehu-ska-qene-asnjehere-agjent-i-policise-kriminale"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 18:15

Rrumbullaku hedh poshtë akuzat e Berishës: Gerti Shehu s’ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 18:15

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë sot në një deklarat për mediat ku ka hedhur poshtë akuzat e Sali Berishës.

Berisha u shpreh më herët se sulmuesi ndaj tij, Gerti Shehu, është punonjës i policisë kriminale.

Lexo Edhe:

Rrumbullakut i është përgjigjur Berishës duke thënë se Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale dhe se nuk është përdorur kurrë si infiltruar apo si burim informacioni.

“Incidenti i paprecedentë dhe i dënueshëm ndaj Berishës. Polica reagoi duke ndaluar agresorin, aktualisht po fillojnë hetimet për të pacaktuar dinamikën e ngjarës. Në lidhje me deklaratat e Berishës në konferencën për shtyp ku pohoi se Greti Shehu është agjent i policisë kriminale sqarojmë opinionin publike se Gert Shehu, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit. Nuk është përdorur kurrë si i infiltruar apo si burim informacionit“, tha Rrumbullaku.

Rrumbullaku theksoi gjithashtu se dokumenti që tregon se Gerti Shehu vuan nga probleme të shëndetit mendor, mediave ju është vënë në dispozicion nga vetë familjarët.

“Dokumenti se ai është i sëmurë mendor është dhënë nga vetë familjarët e tij. Policia e Shtetit dënon me forcë këto deklarata. Sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do punojë për zbardhjen e ngjarjes”, tha ai.

/Gazeta Express