Rruga e Arbrit, çelet segment i ri rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit - Gazeta Express
string(70) "rruga-e-arbrit-celet-segment-i-ri-rrugor-plani-i-bardhe-qafa-e-buallit"

Rruga e Arbrit, çelet segment i ri rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit

Shqiperi

Gazeta Express

03/05/2023 19:52

Ditën e sotme në Rrugën e Arbrit, veprën më të madhe infrastrukturore të mezipritur për mbarë shqiptarët, u hap edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit.

Kreu i qeverisë Edi Rama u mikprit sot nga banorët e zonës në rrugën e re, që tanimë, jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore.

Lexo Edhe:

Ndërkohë që kanë mbetur edhe 300 metrat e fundit në tunelin e Murrizit ku po ecet përditë ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë zonës.

“S’ka si mikpritja në rrugën e Arbrit. Hapet edhe segmenti rrugor Plani i Bardhë-Qafa e Buallit, i cili vonoi për shkak të gjeologjisë së terrenit dhe tanimë jo vetëm do të shkurtojë më tej kohën e udhëtimit Tiranë – Dibër, por do të rrisë në standardet optimale sigurinë rrugore. Durim edhe për 300m e fundit në Tunelin e Murrizit, ku ecet përditë po ngadalë deri në daljen që e mbyll përfundimisht këtë vepër të madhe infrastrukturore, e cila ka nisur të kthehet një motor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të gjithë kësaj zone të bekuar”, shkruan Rama.

/Gazeta Express