Rron Gjinovci për MSH-në: A janë normal more kta? - Gazeta Express
string(47) "rron-gjinovci-per-msh-ne-a-jane-normal-more-kta"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:58

Rron Gjinovci për MSH-në: A janë normal more kta?

Lajme

Gazeta Express

14/05/2021 10:58

Aktivisti Rron Gjinovci i ka reaguar sërish Ministrisë së Shëndetësisë për radhët e gjatë që janë bërë nga qytetarët që janë duke pritur për të marrë vaksinën në qendrën “1 Tetori”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

MSH-ja i arsyetoi radhët e gjatë që janë krijuar me atë se ka qytetarë që kanë ardhur nga qytetet e tjera për t’u vaksinuar në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë arsyetim të ministrisë, Gjinovci ka thënë se “A jon normal more kta?”.

Kjo pasi sipas tij qytetarët nuk kanë shkuar atje me dëshirë për të pritur pa nevojë.

“‘aty kanë ardhur të vaksinohen qytetarë edhe nga komunat e tjera, përkundër njoftimeve të bëra ditëve të kaluara dhe dje se qytetarët do të vaksinohen në komunën e tyre.”
Dmth ministria po pretendon se qytetaret jane te informum shume mire ama veç kanë pas qef me ardh me pritë ren pa nevojë. A jon normal more kta? ?”, ka shkruar ai. /Express/