Rrjedh fanella e Milanit për sezonin e ri - Gazeta Express
string(41) "rrjedh-fanella-e-milanit-per-sezonin-e-ri"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2022 22:19

Rrjedh fanella e Milanit për sezonin e ri

Futboll

Gazeta Express

22/06/2022 22:19

Dizajni i ri i fanellës së Milanit për ndeshjet si vendas ka rrjedhur nëpër rrjetet sociale dhe ajo ka flamurin italian në krah që i prezanton ata si fitues të Scudettos dhe një shirit të ri afër qafës.

Sipas FootyHeadlines, fanella do të këtë kombinim të njëjtë te Puma të zezë dhe Tango të kuqe si shirita me ngjyra ashtu si sezonin e kaluar, por e zeza tani do të jetë ngjyra kryesor.

Lexo Edhe:

Vijat nuk përfundojnë deri në fund në shpinë, pasi që është një kuti ku vendoset emri, numri dhe ndonjë ekstra sponsor.

Një ndryshim i rëndësishëm është prerja e mengjeve, ku shfaqet e gjelbra, e bardha dhe e kuqja që prezantojnë flamurin italian dhe Scudetton që i jep kjo Milanin statusin e kampionit të Serie A.

Mbajtësit e titulli po ashtu mund ta bajnë simbolin e Scudetton në fanella, edhe pse nuk është parë në imazhet që kanë rrjedhur.

Linja e qafës ka ndryshuar, me një V të ndarë me panele të shiritave të kuq dhe të zi. /GazetaExpress/