Rritet ndjeshëm numri i të huajve që futen në Shqipëri, qytetet më të vizituara - Gazeta Express
string(78) "rritet-ndjeshem-numri-i-te-huajve-qe-futen-ne-shqiperi-qytetet-me-te-vizituara"

Rritet ndjeshëm numri i të huajve që futen në Shqipëri, qytetet më të vizituara

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2024 21:38

Është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve gjatë muajit shkurt 2024 krahasuar me shkurtin 2023 në Shqipëri.

INSTAT ka nxjerrë sëfundmi të dhënat mbi numrin e personave që frekuentuan Shqipërinë gjatë shkurtit, të cilët janë rritur gjithsej me 27%.

Lexo Edhe:

Sa i përket atyre që INSTAT i kategorizon si “vizitore jo-rezidentë”, pra që nuk kanë jetuar në Shqipëri gjatë 12 muajve të fundit, raportohet se janë rritur me 58%.

Numri më i madh i vizitorëve kanë qendruar në struktura akomoduese në zonat e Tiranës, Durrësit si edhe zona të tjera bregdetare, ndërkohë që gjatë këtij muaji vërehet edhe një rritje e ndjeshme e vizitave në rajonin verior.