Rreziqet e infeksioneve urinare ne shtatzëni - Gazeta Express
string(44) "rreziqet-e-infeksioneve-urinare-ne-shtatzeni"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

22/02/2024 19:45

Rreziqet e infeksioneve urinare ne shtatzëni

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

22/02/2024 19:45

Infeksionet urinare mund të kenë të bëjnë me atë të fshikëzës së urinës ose veshkave, dhe në të dyja rastet ajo shkaktohet nga futja e baktereve në traktin urinar.

Por cilat janë rreziqet që ky infeksion sjell për shtatzëninë?

Lexo Edhe:

Escherichia Coli në shtatzëni dhe rreziqet për fetusin

Gjatë shtatzënisë një grua është më e rrezikuar për t’u prekur nga patologji të tilla, duke qënë se fetusi, duke u rritur në peshë, provokon një shtypje të aparatit urinar, gjë e cila bën që urina të marrë bakterie dhe për pasojë të shfaqet infeksioni. Në më të shumtën e rasteve përgjegjës është Escherichia Coli, një prej mikrobeve të pranishme tek fecet. Në këtë rast mund të shkaktohet lindje e parakohshme ose çarje e parakohshme e ujërave.

Cistiti në shtatzëni

Gjatë këtij infeksioni gruaja mund të ndiejë djegie ose dhimbje gjatë urinimit, nevojë për të urinuar më shpesh, gjakderdhje në urinë etj. Simptoma më e shpeshtë është temperatura. Këshillohet të pini sa më shumë ujë. Edhe në këtë rast rreziqet lidhen me lindje të parakohshme ose abort.

Cilat janë rreziqet për nënën?

Cistiti mund të shkaktojë një infeksion në veshka të quajtur pielonefrit, gjendje që shkaktohet nga ngjitja e baktereve në veshka. Pielonefriti mund të shkaktojë insufiçencë renale.