Rrahmani tregon se çfarë u ka kërkuar trajneri për sfidën ndaj Hungarisë - Gazeta Express
string(72) "rrahmani-tregon-se-cfare-u-ka-kerkuar-trajneri-per-sfiden-ndaj-hungarise"

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 17:23

Rrahmani tregon se çfarë u ka kërkuar trajneri për sfidën ndaj Hungarisë

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 17:23

Kombëtarja e Kosovës do të luajë nesër mbrëma ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë, që vlerësohet se do të jetë një test i vërtetë për ekipin e drejtuar nga Franco Foda.

Amir Rrahmani u paraqit sot në konferencën për media në Budapest. Ai e vlerësoi si shumë të rëndësishme sfidën e nesërme, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme për ne, pasi do të na ndihmojë që të përgatitemi për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe të kuptojmë idetë e trajnerit. Jemi të vetëdijshme se do të zhvillojmë një ndeshje me një Kombëtare shumë të fortë evropiane”, tha fillimisht kapiteni i “Dardanëve”.

“Trajneri ka kërkuar nga ne që të fitojmë topin sa më afër golit të kundërshtarit në mënyrë që të kemi sa më shumë të shënimit”, deklaroi Rrahmani.

Ndeshja mes Hungarisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 19:00, në stadiumin “Puskas Arena”. /Gazeta Express/