Roth reagon pas kërcënimeve të Vuçiq: Serbia në krye me të s'mund të hyjë në BE - Gazeta Express
string(77) "roth-reagon-pas-kercenimeve-te-vuciq-serbia-ne-krye-me-te-smund-te-hyje-ne-be"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 13:56

Roth reagon pas kërcënimeve të Vuçiq: Serbia në krye me të s’mund të hyjë në BE

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 13:56

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së fundi tentoi të bëjë të zgjedhë Perëndimin mes Kosovës dhe Serbisë. Në një paraqitje të djeshme në një akademi, Vuçiq la të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, “ndryshe siç përjetuan në 25 vjet më parë”. Një deklaratë që u pa si kërcënim direkt për Kosovën.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ia ka kujtuar presidentit serb se çka nënkupton perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai i dha të drejtë Vuçiqit vetëm në atë se Serbia s’mund të hyjë në BE derisa ai e udhëheq.

Lexo Edhe:

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Roth në në një postim në X.

Ndërkaq, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga vizita e tij në Mal të Zi e ka identifikuar Serbinë si shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që s’po ndihmon që ta ruajë stabilitetin dhe po dërgon mesazhe për Kosovën.

“Ajo që themi është se Mali i Zi duhet të vazhdojë të jetë i orientuar pro-evropian. Në këtë periudhë kur tri shtete fqinje po na ndihmojnë për të ruajtur stabilitetin… e ka një që nuk po punon për këtë por po dërgon mesazhe për Kosovën, jemi të vetëdijshëm se duhet të jemi të fokusuar në rrugën progresive të Malit të Zi”, tha Escobar, i cili e pranoi se ndikimi malinj i Rusisë është shumë i pranishëm në Ballkan.