Ronaldo mbërrin në Iran, fansat performojnë “Siuuu” dhe brohorasin emrin e tij - Gazeta Express
string(75) "ronaldo-mberrin-ne-iran-fansat-performojne-siuuu-dhe-brohorasin-emrin-e-tij"

Ronaldo mbërrin në Iran, fansat performojnë “Siuuu” dhe brohorasin emrin e tij

Sport

Gazeta Express

18/09/2023 20:39

Ekipi i Al-Nassr ka udhëtuar drejt Iranit, atje ku do të zhvillojë ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve aziatike.

Sauditët do të përballen me Persepolis. Ndeshja do të zhvillohet të martën, në “Azadi Stadium” të Teheranit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Cristiano Ronaldo udhëtoi gjithashtu sot me pjesën tjetër të ekipit. Për të është hera e parë që viziton vendin në fjalë.

Fansat e yllit portugez, të cilët ishin mbledhur në rrugët e Teheranit për ta parë atë, bënë festën e famshme të sulmuesit “Siuuu”.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, fansat iranianë u dëgjuan duke thërritur vazhdimisht emrin e Ronaldos gjithashtu.

Pak më vonë, autobusi i ekipit të Al-Nassr, me 38-vjeçarin në qendër të vëmendjes, kaloi rrugëve të Teheranit, ku tifozët ishin mbledhur në numër të madh.

Ronaldo nuk hezitoi t’i dhuroi një përshëndetje atyre si shenjë falënderimi për pritjen e bërë. /Gazeta Express/