Ronaldo heq dorë nga 3.8 milionë euro - Gazeta Express
string(37) "ronaldo-heq-dore-nga-3-8-milione-euro"

Gazeta Express

28/03/2020 11:34

Ronaldo heq dorë nga 3.8 milionë euro

Gazeta Express

28/03/2020 11:34

CR7 i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së drejtuesve të Juves

Për shkak të koronavirusit, shumë klube do të kenë probleme financiare dhe për këtë, tashmë ka nisur puna, siç raporton “Tuttosport”, për zvogëlimin e pagave të futbollistëve, për këtë periudhë kur futbolli dhe gjithçka tjetër është ndërprerë.

Lexo Edhe:

“Tuttosport” tani raporton se propozimin e Juventusit për t’i ulur rrogat e futbollistëve e ka mbështetur lideri i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Ai duket se ka hequr dorë nga një pjesë e pagës vjetore (një muaj e gjysmë). CR7 bashkohet kësisoj me korin e senatorëve bardhezinj, Buffon dhe Bonucci. Raportohet se këto ditë krize të koronavirusit ia kanë hequr nga rroga Ronaldos 3.8 milionë euro.

Ditët e karantinës, kur tashmë është izoluar e gjitha bota për shkak të COVID-19, Ronaldo po i kalon në Madeira.

Ai shpreson të rinisë së shpejti sezoni, por duke parë situatën në Itali, ku dita ditës po rritet numri i të vdekurve të prekur nga koronavirusi, vështirë se mund të përfundojë ky sezon. /Gazeta Express/