Roma bën ofertë për Shaqirin - Gazeta Express
string(28) "roma-ben-oferte-per-shaqirin"

Roma bën ofertë për Shaqirin

Gazeta Express

18/01/2020 19:06

Roma e ka kërkuar Xherdan Shaqirin nga Liverpooli në formë huazimi me mundësi blerje

Sipas Skly Sport Italia, kosovari që luan për Kombëtaren e Zvicrës ishte synim i tyre para se të vinte Matteo Politano, por tani pasi që shkëmbimi me Leonardo Spinazzola dështoi, ata kanë shikuar opsione të tjera.

Lexo Edhe:

Giallorossi ende kanë nevojë për të zëvendësuar Nicolo Zaniolon e lënduar dhe e kanë bërë synim Shaqirin.

Eksperti i transferëve dhe analisti Gianluca Di Marzio, Roma ka kërkuar Shaqirin në huazim me opsion blerjen në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se a do ta pranojë këtë gjë Liverpool.

Nëse pranohet, atëherë Shaqiri do të kthehej në Serie A pasi që 28 vjeçari kishte një periudhë kur ishte në Inter nga janari deri në gusht të vitit 2015.

Zgjedhja e parë e tyre ishte Suso, por Milani dëshironte shkëmbim me të me Cengiz Under. /GazetaExpress/