Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andrew Robertson, ka folur rreth situatës së Mohamed Salah pas fitores 1-0 të skuadrës së Arne Slot ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli, i cili luajti pa Salahun pasi egjiptiani u la jashtë skuadrës për udhëtimin në Milano pas intervistës së tij të nxehtë pas ndeshjes së barazuar 3-3 me Leeds United, fitoi 1-0 falë penalltisë së vonshme të Dominik Szoboszlai, fitore që i ngjiti ata në vendin e tetë në fazën me 36 skuadra.
Skuadra e Slot nuk ishte aspak në nivelin e vet më të mirë, por padyshim se do të hyjë me më shumë moral në ndeshjen e së shtunës në Premierligë kundër Brighton në “Anfield”, krahasuar me zhgënjimin e javës së kaluar.
Sigurisht, tema kryesore e ditëve të fundit ka qenë e ardhmja – apo mungesa e saj – e Salahut te Liverpooli.
Siç dihet tashmë, Salah deklaroi se ndihej se ishte “hedhur nën autobus” me ekipin që po kalon sezon të vështirë, para se të thoshte gjithashtu se ai dhe trajneri Slot “nuk kanë marrëdhënie” dhe se “dikush nuk më do në klub” pas barazimit në “Elland Road”.
Që atëherë, ai është kritikuar rëndë nga ish-lojtarë dhe analistë, me ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Jamie Carragher, që i quajti komentet e tij “të turpshme” në “Monday Night Football”.
“Mendoj se ajo që bëri ishte e turpshme. Kur ai ndalet në zonën e mixed zone, është e koreografuar me agjentin e tij për të shkaktuar sa më shumë dëm dhe për të forcuar pozicionin e tij,” tha Carragher gjatë një fjalimi gati 9-minutësh.
“Ai e bëri të njëjtën gjë para 12 muajsh, e thashë edhe atëherë – dhe ai luajti me ndjenjat e tifozëve të Liverpoolit.”
Edhe Slot ka bërë të qartë se deklaratat e tilla janë të papranueshme, por çfarë mendohet brenda dhomës së zhveshjes së Liverpoolit për sjelljen e Salahut?
Duke folur për Amazon Prime pas fitores në Milano, Robertson dha mendimin e tij.
“Po flasim për njërin nga lojtarët më të mëdhenj që ka pasur ky klub ndonjëherë,” tha ai.
“Unë u transferova në të njëjtën verë si ai. Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Brenda ekipit, të gjithë jemi të bashkuar.”
I pyetur për të ardhmen e Salahut, ai shtoi: “Kjo nuk varet nga unë, por nga njerëz të tjerë. Unë e dua të luaj me Mo Salah dhe shpresoj të vazhdoj të luaj me të.
“E dimë sa e rëndësishme është të jemi në top tetëshen dhe të shmangim një play-off. Vitin e kaluar nuk patëm fat me shortin.”/GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...