Robert Nuha do ta përfaqësojë Kosovën në festivalin ‘Solo Dance’, në Izrael - Gazeta Express
string(71) "robert-nuha-do-ta-perfaqesoj-kosoven-ne-festivalin-solo-dance-ne-izrael"

Robert Nuha do ta përfaqësojë Kosovën në festivalin ‘Solo Dance’, në Izrael

Arte

Gazeta Express

16/08/2022 17:24

Koreografi Robert Nuha, përmes rrjeteve sociale ka informuar publikun se do të përfaqësoj Kosovën në festivalin ‘solo dance’ që do të mbahet në Izrael.

Vetë koreografi ka njoftuar që gjatë kësaj periudhe do të qëndroj në një rezidencë artistësh, në Jerusalem, nga data 22 deri më 9 shtator. Pos tjerash kjo eksperiencë e tij do të përmbyllet me premierën botërore të Dansit Bashkëkohor “Mechanical”.

Lexo Edhe:

Postimi i plot:

I Lumtur që do të përfaqësoj Kosovën në Izrael

në festivalin Jerusalem Solo Dance Festival i organizuar nga Miriam Engel!

Me këtë rast unë do qëndroj në Jerusalem në rezidencë artistike nga 22 Gusht deri në 9 Shtator ku do ta mbyllë këtë eksperiencë me Premierë Botërore të Dansit Bashkëkohor “Mechanical”.

Faleminderit Ambasada e Kosovës në Izrael dhe Ambasadores znj. Ines Demiri

Si dhe Ambasadës së Izraelit në Kosovë e Shqipëri, Ambasadores znj. Tamar Ziv

/Gazeta Express