Riza Durmishi largohet nga Lazio, huazohet në Nice - Gazeta Express
string(49) "riza-durmishi-largohet-nga-lazio-huazohet-ne-nice"

Riza Durmishi largohet nga Lazio, huazohet në Nice

Gazeta Express

06/12/2019 15:09

Riza Durmishi është larguar nga Lazio, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti kosovar është huazuar tek ekipi francez, OGC Nice.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ligue 1, i cili do ta ketë në dispozicion mbrojtësin e majtë nga janari.

25 vjeçari i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me “Le Gym” dhe do të jetë i gatshëm për ekipin e ri nga 1 janari 2020.

Përfaqësuesi danez arrin në Nice nga Lazio në formë huazimi për gjashtë muaj, por klubi francez e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të tij pas përfundimit të sezonit.

Durmishi nuk arriti të linte gjurmë në kryeqytetin italian, prandaj do të transferohet në Nice për të luajtur në vazhdimësi. /Gazeta Express/