Rita Ora uron Pavarësinë me foto të reja në veshje kombëtare - Gazeta Express
string(60) "rita-ora-uron-pavaresine-me-foto-te-reja-ne-veshje-kombetare"

Rozë

Gazeta Express

17/02/2021 19:34

Rita Ora uron Pavarësinë me foto të reja në veshje kombëtare

Rozë

Gazeta Express

17/02/2021 19:34

As Rita Ora nuk ka harruar të bëjë një postim në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Rita, e cila vetëm pak ditë më parë na ka bërë sërish krenarë, duke u shfaqur në projektin e saj më të ri në veshje kombëtare shqiptare, të punuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti, ka vendosur të urojë Kosovën në vitin e 13 të pavarësisë me fotografi nga po ky projekt.

Lexo Edhe:

Këngëtarja sjell foto të reja në veshjen interesante që ka bërë me Sahitin enkas për videoklipin e këngës “Big”, shkruan Gazeta Express.

Rita në postimin e urimit shkruan mes të tjerash edhe në shqip: “Urime Dita e Pavarësisë Kosova! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë. Po festoj me veshjen time tradicionale nga #Big!”

E pikërisht kjo këngë është e pesta më e dëgjuar në platformën më të njohur të muzikës, Spotify.

Rita thotë se ajo sot po feston duke qeshur pas suksesit të këngës, duke u ndjerë edhe falënderuese.

Rita po qëndron këto ditë në Australinë e largët, ku po merr pjesë në xhirimet e edicionit të ri të The Voice, spektakël ky në të cilin ajo është pjesë e jurisë./Gazeta Express/