Rita Ora merr vëmendje me dekoltenë e hapur - Gazeta Express
string(43) "rita-ora-merr-vemendje-me-dekoltene-e-hapur"

Rita Ora merr vëmendje me dekoltenë e hapur

Gazeta Express

28/09/2020 8:25

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë duke tërhequr vëmendje të vazhdueshme.

Kjo jo vetëm se ajo ka bërë të ditur se i është rikthyer projekteve muzikore pas pandemisë, por edhe për shkak të pozave provokuese.

Lexo Edhe:

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Rita është shfaqur joshëse ndërsa mbante të veshur një këmishë më të madhe se përmasat e saj.

Përpos këmishës, ajo mbante të veshur vetëm një palë sytjena, të cilat i dalloheshin nga dekolteja e hapur.

Flokët kësaj radhe i ka mbajtur të lidhura, ndërsa për makijazh ajo ka zgjedhur diçka më unike për të provuar.

Bukuroshja shqiptare pas pushimeve verore që bëri, tashmë i është rikthyer punës në studio muzikore.