Risitë e Botimeve “Dukagjini”/ Shpëtim Selmani - Gazeta Express
string(43) "risite-e-botimeve-dukagjini-shpetim-selmani"

Arte

Gazeta Express

09/06/2022 13:00

Risitë e Botimeve “Dukagjini”/ Shpëtim Selmani

Arte

Gazeta Express

09/06/2022 13:00

Shtëpia Botuese “Dukagjini” sjellë dy libra të rinj të autorit kosovar Shpëtim Selmani si risi të panairit të librit 2022.

Pos kolanës “Anima”, shtëpia Botuese Dukagjini ka edhe një tjetër imprint të botimeve me titull Lekë, e pikërisht ky imprint sjellë dy tituj të Selmanit, “Libërthi i Dashurisë” dhe “Balada e buburrecit”.

“Libërthi i dashurisë”, fitues i Çmimit Evropian për Letërsi, është një rrëfim që, duke nisur prej perspektivës personale të autorit, kërkon t’i shpërfaqë kotësinë dhe rëndomtësinë e jetës moderne, duke i ndërthurur gjithnjë me pozicionin e artistit në shoqëri.

Ndërsa, libri më i ri i Selmanit, “Balada e buburrecit”, i cili kalon nga personalja e autorit, te kombëtarja (kryesisht te lufta dhe paslufta në Kosovë), duke pretenduar universalen, shpërfaq realitetin e hidhur që prodhon krizën personale dhe kombëtare. Për kah struktura, ky libër, i shkruar me fjali të shkurtra dhe i karakterizuar nga një stil fragmentar, refuzon mënyrën tradicionale të shkrimit.

/Gazeta Express