Policia e Maqedonisë së Veriut e ka lejuar rinisjen e qarkullimit të personave dhe automjeteve në pikëkalimin kufirin me Kosovën, Hani i Elezit – Bllacë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës njoftoi se “në ora 14:15, është rregulluar sisitemi i Policisë së RMV dhe ka filluar qarkullimi sipas sistemit hyrje/hyrje”.
Sot më herët, QKMK njoftoi se “sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë”, duke shkaktuar “kolona të gjata”.