“Rilindja” dhe barbari i ri - Gazeta Express
string(25) "rilindja-dhe-barbari-i-ri"

“Rilindja” dhe barbari i ri

OP/ED

Gazeta Express

12/02/2023 16:39

Me shkas, 78-vjetorin e daljës së gazetës së parë shqipe “Rilindja” po i sjell gjashtë botëkuptime për komunikimin e të vërtetës dhe fundin e saj.

Nga Halil Matoshi

Lexo Edhe:

Janë mbushur 78-vjet të daljës së t’parës gazetë shqipe në Kosovë “Rilindja” e cila u shtyp më 12 shkurt, 1945 në Prizren, si gazetë e komunistëve por që me kalimin e viteve u shndërrua jo vetëm në kronikë të përparimit por edhe në manifest kulturor e emancipues të shqiptarëve në ish Jugosllavi.

1.

Sapo u ndal Lufta e Dytë Botërore, shqiptarët nën Jugosllavinë e Titos nusën të mendojnë për ta krijuar habitusin e tyre, në këtë strukturë që cilësohej si “burg popujsh”.  

Tjerat janë histori.

“Rilindja” ishte zëdhënëse e emancipimit shoqëror, ka proklamuar heqjën e qarshafit (ferexhesë) (1947), ka dhënë lajmin për rënien e Aleksabdar Ranković-it në Plenumin e Brioneve (1966), për autonominë me Kushtetutën e RSFJ-së, të vitit 1974 për shkeljën e njeriut në hënë (1969), për heqjen e autonomisë me tankse (1989) dhe për shpalljën e Delaratës Kushtetuese (2 korrik, 1990), por jo edhe për shpalljën e pavarësisë kombëtare(2008) sepse tash u shua nga vetë shqitarët!? 

Një herë u mbyll dhunshëm nga fashizmi i Slobodan Milošević-it (1990) e përsdyti nga vet shqiptarët e pushtetshëm (2000);

2.

Nga “Rilindja” dolën shumë revista e Gazeta, aty tfilloi mendimi kritik dhe politik shqiptar, aty u shtyp libri dhe mjetet mësimore. U shndërrua në shkollë kombëtare, me emrin e Rilindjës që rrjedh. Duke qenë së gazetat dalin në qytete (kryeqytet) kjo do të thotë se Gazeta është qytetërim. Aty ngjizet mendimi urban kundër mendësisë së “Palanka-s”. Aty zë fill të meduarit e lirisë.

3.

Teoria e së vërtetës faktike është një teori komunikimi e cila parashikon dhe shpjegon përdorimin e vërtetësisë dhe zbulimit të mashtrimit. Ajo u zhvillua pas zbulimit të efektit të së vërtetës – ku proporcioni i të vërtetave kundrejt gënjeshtrave të paraqitura në një të dhënë varet nga gjykimi mbi mashtrimin dhe ky gjykim do rritë normat e saktësisë së faktit.

Boris Pantev nga Universiteti i Sofjës, duke e interpretuar filozofinë e komunikimit të Edmund  Husserl-it, babait të fenomenologjisë, rishqyrton çështjen e konstituimit të përkohshëm të socialitetit. 

Në pyetjën se cili është roli i përvojës subjektive të kohës në të kuptuarit e njerëzve të tjerë dhe në formimin e mjedisit komunikues, Husserl thotë se ky problem konsiderohet në një kontekst fenomenologjik gjenerues. Hetimi gjurmon në mënyrë analitike “fazat” e konstituimit komunikues: nga mënyrat eksplicite të qëllimshme të ndërveprimit deri te arritjet para-afektive dhe të zakonshme të sensit social.

Koncepti i Husserl-it për komunikimin e duhur, duhet të jetë derivat i kategorive më themelore të ndjeshmërisë dhe ndërsubjektivitetit. 

Pantev përpiqet të riafirmojë rolin themelor qendror të komunikimit, të ripërcaktojë funksionin e tij në kundërshtim me atë të empatisë. Ai e bën këtë duke marrë në konsideratë “fenomenologjinë gjenetike” të mëvonshme të Husserl-it, ku përvojat kohore interpretohen në sfondin e sferës së “të tashmes së gjallë rrjedhëse primare” 

Më tutje, Pantev shkruan se kjo 

perspektivë radikalizohet dhe vërtetohet përmes një analize të gjerë të debatit të nënkuptuar të Levinas me Husserl-in në lidhje me konstituimin kohor të alteritetit dhe gjithashtu përkthehet në një problem të kuptimit etik të formave objektive të komunikimit shoqëror.

4.

Portalet janë lejenjoftimi i një profesioni (gazetaria) që po vdes (për t’u rimenduar ndoshta?) dhe një epoke të pafytyrë (postmoderna si pikëpamje ‘flash’ dhe lustër mbi botën apo si patetikë – pa etikë – dhe mbi të gjitha, komunikimi në rrjetet sociale, përshkruan më së miri këtë bërllog-epokë, për sa i përket komunikimit.

Terminogjia për mashtrimin në komunikim po ndërron përdit dhe këto forma të distopisë po përdorën si mjete lufte (kercënime hibride), nga 

misinformata në dezinformatë, nga fake-news në deepfake, si një shqetësim në rritje.

5.

Mbetët pa frymë njeriu kur lexon komente aq egërshane e primitive, që flasin për vrasje e plumba, për tradhtarë e patriotë arkaik, që flasin për invalidët e luftës çlirimtare si për zombie, për viktima të luftës si kukulla marketesh, e për njerëzit që kanë përjetuar Holokaustin serbian, me gjuhë tipike (të përsdytur) antisemite, misogjini dhe bullizim deri në kufijt e fashizmit (racizmit kulturor) dhe materiale të ngjashme që publikohen pa kurrfar filtri në shumë nga këto portale dhe në Prishtinë dhe sidomos në rrjetet sociale.

Eseisti e shkrimtari i madh Umberto Eco, flet me saktësi për fenomenin e budallait që dikur e njihte sall mëhalla e tij, kurse me shfaqjen e rrjeteve sociale, ky i pamend i izoluar hyn në botën e Komi krimeve si një barbar i ri, i dëmshëm për komunitetin.

“Mediat sociale u japin legjioneve të idiotëve të drejtën për të folur sikur ata flisnin dikur, vetëm në një bar pas një gote vere, pa e dëmtuar komunitetin. Pastaj ata u heshtën shpejt, por tani ata kanë të njëjtën të drejtë për të folur si fituesi i çmimit ‘Nobel’.

Ky është pushtim i idiotëve. ” 

Dhe këta folës përçart ose analfabetë (kryesisht nuk dijnë të shkruajnë asnjë fjali pa gabime!?) nuk çajnë kokën se komunikimi pa etikë është paragjykim, “verdikt gjyqi”, pra marrje e drejtësisë në duar deri në shkallë barbarie. 

Barbari i ri quhet tashti militant partiak dhe vjen nga po ato legjionet e Ecos.

6.

Barbari i ri, pa u skuqur pretendon se i di të gjitha të vërtetat, ai reshtohet pra është partian, nuk ka lexuar kurrë libër dhe është i paftyrë si epoka të cilën po e jetojmë. Cilësohet analfabet funksional porse është i dëmshëm për shoqërinë, sëkëndejmi është disfunksional.

Budallallëku ëdhtë gjendje ngadalësie në perceptim, mungesë mendimi kritik dhe mbi të gjitha marrje e të vërtetave të gatshme, ashtu siç i imponon një autoritet.

Budallallëku është sistem dhe ngadalësi perceptimi.

Në anën tjetër Naom Chomsky thotë se për me ulë nivelin emancipues të ni shoqërie, për ta rrembyër pushtetin e kontrollit, është e nevojshme të binden njerëzit se është normë me qenë budalla. 

Barbari i ri është prodhim social i epokës së populizmit, që mbahet në rresht me budallenj.