‘Respekt si për një motër’, Lei Kraja reagon pas refuzimit të Robertit - Gazeta Express
string(67) "respekt-si-per-nje-moter-lei-kraja-reagon-pas-refuzimit-te-robertit"

‘Respekt si për një motër’, Lei Kraja reagon pas refuzimit të Robertit

Gazeta Express

22/02/2020 15:08

Moderatorja e sportit Lei Kraja ka dhënë shpesh deklarata të ndryshme për Robertin duke e shprehur hapur pëlqimin ndaj tij. “Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh”, është shprehur mes të tjerash ajo.

Mirëpo deklaratave të saj iu dha fund këngëtari para pak kohësh, i ftuar në emisionin “Ëake up”. Ai u shpreh se e sheh moderatoren thjesht si një motër dhe asgjë më shumë. “Respekt si për një motër”, u shpreh Roberti.

Lexo Edhe:

Pas deklaratës së tij, ka reaguar dhe Lei. E ftuar në emisionin “Bluetooth”, ajo ka treguar se e sheh Robertin vetëm si një shok të mirë, duke mos i përmendur deklaratat e mëparshme.

“Besoj që tashmë është bërë shumë e qartë për të gjithë që kurrë s’kemi pasur diçka bashkë. Habitem realisht kur dyshojnë njerëzit. Roberti është një shok shumë, shumë i mirë”, tregoi moderatorja.