Rëndohet situata me koronavirus në Smrekonicë, 4 raste të reja në këtë fshat - Gazeta Express
string(75) "rendohet-situata-me-koronavirus-ne-smrekonice-4-raste-te-reja-ne-kete-fshat"

Rëndohet situata me koronavirus në Smrekonicë, 4 raste të reja në këtë fshat

Gazeta Express

09/04/2020 7:16

Fshati Smrekonicë i Vushtrrisë po vazhdon të ketë situatë të rëndë me të prekurit nga koronavirusi, derisa ende nuk është marrë vesh burimi i infektimit të banorëve të fshatit.

Fshati i cili është i futur në karantinë të plotë, ka shënuar edhe 4 raste të reja me koronavirus.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, edhe Malisheva që po kalon situatë të vështirë me koronavirusin ka shënuar dy raste të reja në fshatin Banjë.

Gjithashtu Prishtina e Mitrovica e Veriut kanë shënuar nga dy raste të reja, ndërsa Bllaca e Suharekës, Gjurgjeviku i Klinës, Krojmiri i Lipjanit dhe Zveçani kanë nga 1 rast të ri.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.”, thuhet në komunikatën e IKPSHPK-së.