Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh - Gazeta Express
string(52) "rendohet-gjendja-shendetesore-e-grevisteve-ne-ballsh"

Rëndohet gjendja shëndetësore e grevistëve në Ballsh

Gazeta Express

18/02/2020 23:04

Jonuz Muçaj 41 vjeç grevist i urisë në Ballsh është dërguar në spitalin e Ballshit në gjendje të rënduar shëndetësore. Muçaj ka shfaqur dhimbje në kraharor dhe tension të ulët të gjakut.

41 vjeçari Muçaj nuk ka pranuar të zëvendësohet me tjetër punonjës, por kërkon të marrë mjekim dhe të rikthehet në grevë.

Lexo Edhe:

Edhe një tjetër grevist ka shfaqur shqetësime, ndërkohë që është zëvendesuar nga një tjetër naftëtar, sepse ka patur probleme me diabetin, raporton abcnews.

Greva e urisë së 10 naftëtarëve ka hyrë në ditën e dytë.

Kërkesa e tyre është që të marrin pagat e 5 muajve që nuk kanë marrë nga kompanitë ‘Bylys dhe Tosk Energji”, ndërsa në total, u shpreh njëri prej naftëtarëve, nuk kanë marrë 24 paga.