“Remuntada” e shpejtë e Barcelonës, Kounde e ‘mposhtë’ Frankfurtin - Gazeta Express
string(61) "remuntada-e-shpejte-e-barcelones-kounde-e-mposhte-frankfurtin"

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 23:08

“Remuntada” e shpejtë e Barcelonës, Kounde e ‘mposhtë’ Frankfurtin

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 23:08

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

Në kuadër të xhiros së gjashtë, Barcelona triumfoi si vendase ndaj Frankfurtit, në rikthimin e saj në “Camp Nou”, pas 1140 ditësh.

Barça fitoi 2-1 ndaj gjermanëve, edhe pse në pjesën e parë ishte duke humbur.

Ishte Frankfurti që shënoi i pari me anë të Ansgar Knauffit në minutën e 21-të.

Pas pjesës së parë nën disavantazh, Barcelona u ngjallë në pjesën e dytë, duke shënuar shpejt dy herë me anë të Jules Kounde.

Francezi shënoi për tre minuta dy gola, për t’i dhënë epërsinë dhe fitoren Barcelonës.

Kështu, Blaugranasit shkojnë në kuotën e dhjetë pikëve në vendin e 14-të, ndërsa gjermanët mbeten në katër pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement