Barcelona e ka bërë prioritet pozicionin e qendërmbrojtësit për merkaton e verës 2026, pasi pak nga opsionet aktuale kanë bindur këtë sezon.
Megjithatë, një nga objektivat kryesorë të klubit është më pranë një lëvizjeje drejt Real Madridit sesa drejt kryeqytetit katalanas.
Sipas drejtorit të futbollit, Deco, Blaugrana “kanë identifikuar shumë lojtarë, dhe një prej tyre duket të jetë Marc Guehi. Megjithatë, do të ketë konkurrencë të madhe për firmën e tij, dhe Barcelona nuk konsiderohet favorite për mbrojtësin e kombëtares angleze.
Nga ana tjetër, Barcelona po ndjek gjithashtu Gonçalo Inacion, dhe ka pasur shumë zëra që sugjerojnë interes më të fortë për Nico Schlotterbeck të Borussia Dortmund.
Pavarësisht interesit të raportuar, një përditësim nga “Sky Sport DE” ka zbuluar se Schlotterbeck do të preferonte një transferim te Bayern Munich ose Real Madrid.
Mbrojtësi i Gjermanisë, sipas Patrick Berger, është kryesisht i interesuar për një kalim te Bayerni ose Real Madridi.
Te Dortmundi, po rritet shqetësimi se Schlotterbeck nuk do ta rinovojë kontratën, e cila skadon në vitin 2027.
Ndërsa BVB nuk ka vendosur një afat për vendimin e lojtarit dhe janë të gatshëm të rrisin ofertën e tyre, ata duan qartësi rreth situatës deri në fund të dhjetorit ose janarit.
Sa i përket Bayernit, Schlotterbeck është në listën e tyre, por ata po e prioritizojnë rinovimin e kontratës së Dayot Upamecano.
Nëse francezi firmos kontratë të re, Bayerni do të kërkojë një opsion më të ri për të konkurruar me të. Vetëm nëse Upamecano vendos të mos rinovojë (kontrata i skadon në 2026), një lëvizje për Schlotterbeck bëhet e mundur.
Sa i përket Real Madridit, “Los Blancos” kanë qenë të lidhur fort me një transferim të një qendërmbrojtësi për verën e ardhshme, por së fundmi janë tërhequr nga gara për Ibrahima Konate.
Upamecano është lojtari me të cilin janë lidhur më së shumti kohët e fundit – duket se Schlotterbeck do të bëhet opsion për madrilenët vetëm nëse Upamecano nuk është i disponueshëm, ndërsa pak burime në Spanjë kanë sugjeruar një interes real./GazetaExpress/