Reagon sërish Klinaku: I kërkoj falje publikut të gjerë, e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim - Gazeta Express
string(120) "reagon-serish-klinaku-i-kerkoj-falje-publikut-te-gjere-e-kam-vleresuar-aq-lart-nje-njeri-qe-nuk-e-meriton-vleresimin-tim"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2023 13:57

Reagon sërish Klinaku: I kërkoj falje publikut të gjerë, e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim

Lajme

Gazeta Express

01/09/2023 13:57

Nuk rresht së reaguari ud.kryetari i OVL-UÇK Faton Klinaku.

Veç një ditë pasi u intervistua nga Policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën, Klinaku vjen edhe me një reagim tjetër.

Lexo Edhe:

Ai i ka kërkuar falje publikut të tij pasi thotë se ka vlerësuar njerëz që nuk e meritojnë vlerësimin e tij.

“Koncentrohuni, mos folni budallallëqe! Thënie popullore: “E pres dorën e nuk vjedh”! A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka shkruar ai.