Reagon KF Skënderbeu: Ky s’është futboll, na i rrahën futbollistët dhe trajnerin - Gazeta Express
string(77) "reagon-kf-skenderbeu-ky-seshte-futboll-na-i-rrahen-futbollistet-dhe-trajnerin"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2025 13:51

Reagon KF Skënderbeu: Ky s’është futboll, na i rrahën futbollistët dhe trajnerin

Futboll

Gazeta Express

03/12/2025 13:51

Është rikthyer dhuna në futbollin shqiptar.

Ndeshja mes KF Iliria dhe KF Skënderbeu, e vlefshme për Kategorinë e Parë, më saktësisht niveli i dytë i futbollit shqiptar është shtyrë.

Shkak për këtë është bërë dhuna që e kanë shfaqur vendësit, sipas pretendimeve të mysafirëve, shkruan “Gazeta Express”.

Klubi nga Korça ankohet se futbollistët dhe trajneri Gjoka janë sulmuar fizikisht nga stafi dhe nga futbollistët e KF Iliria përpara se të futeshin në dhomat e zhveshjes.

Prandaj, korçarët konsiderojnë se ky nuk është futboll dhe se në këto kushte s’mund të luhej futboll.

“Në Korçë mikpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, shton tutje në njoftim KF Skënderbeu, i cili dikur ishte krenari e shqiptarëve me pjesëmarrjet dhe me sukseset në garat evropiane. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement