Reagon Këshilltari i Kurtit: Harrova ta lexoj tekstin dy herë - Gazeta Express
string(60) "reagon-keshilltari-i-kurtit-harrova-ta-lexoj-tekstin-dy-here"

Gazeta Express

02/04/2020 20:42

Reagon Këshilltari i Kurtit: Harrova ta lexoj tekstin dy herë

Gazeta Express

02/04/2020 20:42

Këshilltari ligjor i Kurtit, Durim Berisha, ka dhënë një arsyetim qesharak për analizën e tij të shkruar në korrik të vitit të kaluar, sipas së cilës thuhej që presidenti i vendit mund të krijojë një qeveri të re pa e çuar fare vendin në zgjedhje në rast rrëzimi të qeverisë nga një mocion mosbesimi. Berisha thotë se ajo pjesë e opinionit të tij është e pa redaktuar dhe e papërfunduar, derisa në arsyetim e sipër thotë se ka harruar ta lexojë dy herë analizën e tij.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Durim Berisha, këshilltar ligjor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për një përiudhë shumë të shkurtër kohore ka bërë dy interpretime të ndryshme të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në korrikun e vitit të kaluar derisa nuk i shërbente Kurtit, në një analizë të publikuar në “Koha.net” kishte thënë se në rast të realizimit me sukses të një mocioni të mosbesimit për një qeveri, presidenti i vendit mund të vendos të shpërndajë Kuvendin, por në analizën e tij thoshte se nuk përjashtohet edhe mundësia që presidenti të provojë të krijojë një qeveri të re duke shfrytëzuar legjislaturën ekzistuese.

Interpretimin e tij për Kushtetutën dhe për situatën e njejtë, Berisha e ka ndërruar për 180 shkallë duke qenë se tashmë që i shërben Kurtit si këshilltar ligjor.

Berisha thotë se zgjedhjet e reja janë të padiskutueshme, dhe nuk përmend më mundësinë që presidentit i lejohet të krijojë një qeveri të re pa shpërndarë fare Kuvendin.

Gazeta Express ka raportuar lidhur me këtë shkarje skandaloze të këshilltarit të Kurtit, derisa ky i fundit për një gjë të tillë ka dhënë një prej arsyetimeve më qesharake të mundshme që është dëgjuar në dekadën e fundit.

Vetëm për pjesën e analizës së tij në të cilin konkludonte se nuk përjashtohet edhe mundësia që presidenti të krijojë një qeveri të re pa shkuar fare në zgjedhje, thotë se është e paredaktuar dhe e papërfunduar.

Për më tepër në arsyetimin e tij qesharak, këshilltari i Kurtit pohon edhe një fakt shokues. Thotë se nuk i rilexon fare analizat dhe shkrimet e veta.

“Kushdo që e lexon opinionin tim të vitit 2019 (të publikuar në KOHA) e kupton se paragrafi i cituar nga “portali” është i paredaktuar dhe i papërfunduar. Kjo për shkak se nuk i rilexoj tekstet që i shkruaj”, thuhet në arsyetimin e Berishës për ndryshimin e qëndrimit në interpretimin e Kushtetutës së Kosovës.

Tutje Berisha, ndryshe nga korriku i vitit 2019, thotë se s’ka dilemë që zgjedhjet janë destinacioni i vetëm.

“Përndryshe nuk ka asnjë dilemë se zgjedhjet janë destinacioni i vetëm, ashtu si do të jetë burgu për “minukët” që silleshin zyrave të gjyqtarëve pas orës 16:00.Sovrani, por edhe dëshmitarët do ta thonë fjalën e tyre. Të parët në zgjedhje, të dytët pas pastrimit të sistemit të drejtësisë”, përfundon arsyetimi i Berishës.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi oas konsultimeve me partitë politike tashmë ka vendosur që të shmang zgjedhjet e reja dhe të provojë të krijojë një qeveri të re duke shfrytëzuar legjislaturën ekzistuese, pikërisht siç konkludohej në analizën e vitit të kaluar të Durim Berishës, i cili tashmë shërben si këshilltar i kryeministrit në detyrë.

Thaçi sot i ka dërguar letër Kurtit si lider i Lëvizjes Vetëvendosje për të dërguar një mandatar për krijimin e qeverisë së re./GazetaExpress/