Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar sot për të dytën herë rreth çështjes së projektit amerikan të gazit, projekt për të cilin ka bërë thirrje për të dalë edhe në protesta.
Lidhur me këtë qëndrim, Hotit i kanë reaguar nga VV, derisa vetë ish-kryeministri iu është kundërpërgjigjur.
“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta.
Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë.”, ka shkruar Hoti.