Pas ndeshjeve të mesnatës dhe mëngjesit, Kupa e Botës 2026 vazhdon me ndeshjen e sontme, mes Holandës dhe Suedisë.
Kjo ndeshje i përket Grupit F dhe luhet në kuadër të xhiros së dytë të këtij turneu, shkruan “Gazeta Express”.
Holanda barazoi 2-2 në xhiron e parë me Japoninë, teksa Suedia fitoi 5-1 ndaj Tunizisë.
Për ndeshjen e sontme, që nis nga ora 19:00, dy trajnerët, Ronald Koeman i Holandës dhe Graham Potter i Suedisë kanë vendosur për 11-shet startuese.
FORMACIONET ZYRTARE:
HOLANDA: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van De Ven; De Jong, Gravenberch; Malen, Reijnders, Gakpo; Brobbey.
SUEDIA: Nordfeldt; Lindelöf, Hien, Lagerbielke; Bernhardsson, Ayari, Karlström, Nygren, Gudmundsson; Isak, Gyökeres./GazetaExpress/