Portieri David Raya e ka fituar për herë të tretë radhazi çmimin “Golden Glove” në Premierligë duke lënë pas rivalin e tij Gianluigi Donnarumma dhe duke hyrë në historinë e kampionatit anglez.
Portieri i Arsenalit i ka regjistruar 17 ndeshje pa pësuar gol këtë sezon, një shifër që Donnarumma nuk mund ta kalojë më me Manchester Cityn, shkruan “Gazeta Express”.
Italiani i ka aktualisht 13 “clean sheets” dhe edhe pse i ka ende katër ndeshje për t’i luajtur, maksimumi mund të arrijë vetëm ta barazojë spanjollin.
Në këtë mënyrë, Raya e siguron të paktën një pjesë të trofeut prestigjioz të Premierligës, ndërsa mjafton edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol për ta fituar i vetëm çmimin.
Ky është sezoni më i mirë në karrierën e 30-vjeçarit spanjoll, i cili ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta në garën për titull.
Me këtë sukses, Raya bëhet vetëm portieri i katërt në historinë e Premierligës që e fiton “Golden Glove” për tri sezone radhazi, duke e barazuar arritjen e portierëve Pepe Reina, Joe Hart dhe Ederson. /Gazeta Express