Rasti pas ndeshjes Ballkani-Drita, Zekirija Ramadani dhe tre zyrtarë përfundojnë në disiplinore - Gazeta Express
string(94) "rasti-pas-ndeshjes-ballkani-drita-zekirija-ramadani-dhe-tre-zyrtare-perfundojne-ne-disiplinore"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 16:12

Rasti pas ndeshjes Ballkani-Drita, Zekirija Ramadani dhe tre zyrtarë përfundojnë në disiplinore

Futboll

Gazeta Express

24/04/2024 16:12

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka marrë vendimet për ngjarjet e fundjavës që lamë pas.

Pa dyshim, rasti më i përfolur ishte ai i pas ndeshjes derbi mes Ballkanit dhe Dritës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E në disiplinore kanë përfunduar katër zyrtarë, dy të Ballkanit dhe dy të Dritës, përfshirë këty trajnerin e Dritës, Zekirija Ramadani.

Këto janë vendimet për secilin:

Videoanalisti i FC ”Ballkani”, Ardi Kabashi, ID.023356M93. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC ”Drita”, Zekirja Ramadani. Sipas raportit të delegatit te ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga videoanalisti i FC“Ballkani“, Ardi Kabashi . Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Zyrtari i FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon me fjalor të rëndë kryetrajnerin e FC Drita, Zekirja Ramadani. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtar i FC“Ballkani“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të ushtrimit të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Kryetrajneri i FC ”Drita”, Zekirja Ramadani ID.001422M78. Pas përfundimit të ndeshjes, në tunelin e lokaleve zyrtare, fyen dhe ofendon videoanalistin e FC ”Ballkani”. Sipas raportit te delegatit të ndeshjes Ballkani–Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri FC“Drita“. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.

Përfaqësuesi zyrtar të SC ”Gjilani”, Sallah Sherifi ID.004831M03. Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Feronikeli 74, në tunelin e lokaleve zyrtare, sillet në mënyrë jo sportive dhe cenon integritetin e gjyqtarëve të ndeshjes, për çka ishte përjashtuar nga bankina për pjesën e dytë të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Gjilani-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i SC“Gjilani“ Sallah S. Afati datë 26.04.2024 ora 13:00.