Rasti i Kobe Bryant: Tetë policë të Los Angeles janë nën hetim - Gazeta Express
string(61) "rasti-i-kobe-bryant-tete-police-te-los-angeles-jane-nen-hetim"

Rasti i Kobe Bryant: Tetë policë të Los Angeles janë nën hetim

Gazeta Express

05/03/2020 7:26

Tetë policë të Los Angelesit do të përballen me një hetim disiplinor pasi, sic thuhet, kanë shpërndarë fotot e tmerrshme nga vendi i rrëzimit të helikopterit ku humben jetën Kobe Bryant, vajza e tij 13 vjecare dhe shtatë persona të tjerë.

Departamenti po heton pretendimet se efektivët I kanë shpërndarë fotot tek persona jashtë hetimit. Sipas kreut të policisë së kontesë së Los Angelesit, Alex Villanueva, të gjitha fotot që zotëronin policët në fjalë, janë fshirë.

Lexo Edhe:

Sherifi tha se ndihej I shokuar nga episodi, e madje dhe I “tradhëtuar” nga njerëzit që duhet ta kishin mbrojtur këtë informacion. Lajmi se imazhe të vendit të ngjarjes mund të ishin shpërndarë nga personat që iu përgjigjën të parët emergjencës, e dërrmuan krejtësisht të shoqen e basketbollistit, Vanessa Bryant.

Incidenti u raportua për herë të parë nga  ‘Los Angeles Time’ dhe avokatët e të afërmve të viktimave kanë kërkuar hetim të brendshëm për agjentët  e përfshirë dhe dënim për ta.