Ramosaj i reagon Sava Janjiqit për pronat e Manastirit: Thuaje të vërtetën, mos bëj politikë në emër të Kishës - Gazeta Express
string(108) "ramosaj-i-reagon-sava-janjiqit-per-pronat-e-manastirit-thuaje-te-verteten-mos-bej-politike-ne-emer-te-kishes"

Ramosaj i reagon Sava Janjiqit për pronat e Manastirit: Thuaje të vërtetën, mos bëj politikë në emër të Kishës

Gazeta Express

21/05/2020 14:29

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të igumenit të Manastirit të Deçan,  Sava Janjiq duke kërkuar nga ky i fundit që të tregojë të vërtetën dhe të mos bëjë politikë në emër të kishës serbe lidhur me pronat e Manastirit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se njeriu që në etapa të ndryshme e tejet të rëndësishme, e mbrojti dhe u kujdes për Manastirin s’mund të jetë pengesë.

Lexo Edhe:

“Sava Janjiq, duhet të thotë të vërtetën dhe të jetë i përgjegjshëm në deklarimet e tijë, të mos bëjë politikë në emër të Kishës. Ne kemi dëshmuar vullnet të përhershëm në mbrojtjen e vlerave shtetërore”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe, igumeni Sava Janjiq ka deklaruar për mediat serbe se ‘po konfiskohet prona nga manastiri i Deçanit dhe pranë tij do të ndërtohet një autostradë’.

“Qëllimi nuk është vetëm konfiskimi i pasurisë së manastirit, por edhe ndërtimi i një autostrade ngjitur me manastirin. Këto ditë, punimet për zgjerimin po rihapin dhe ekziston rreziku që ato të vazhdojnë në zonën e mbrojtur rreth manastirit, gjë që është e ndaluar me ligj “, tha Janjiq.