Ramos: S’e teprova me gjyqtarin - Gazeta Express
string(29) "ramos-se-teprova-me-gjyqtarin"

Gazeta Express

25/02/2020 17:59

Ramos: S’e teprova me gjyqtarin

Gazeta Express

25/02/2020 17:59

Sergio Ramos nuk ndien se e ka kaluar kufirin me kritikat bërë gjyqtarin Alejandro Hernandez Hernandez, pas humbjes tronditëse të Real Madridit kundër Levantes.

Kapiteni i Real Madridi Ramos u ndëshkua në 10 minutat e para të ndeshjes të së shtunës, gjatë të cilës, ai mendon se skuadrës së tij iu mohuan dy penallti, transmeton Gazeta Express.

“Gjyqtarët kishin më shumë respekt dikur dhe kapitenëve u lejohej të flisnin. Arroganca është diçka që e ke ose s’e ke. E pyeta Hernandezin nëse kishte ndonjë problem personal me mua”, këto ishin fjalët e Ramosit pas ndeshjes.

Por Ramos i ka arsyetuar këto komente tani, duke thënë se nuk ka kaluar kufirin.

“Në ndeshjen e fundit me Levanten kishte diçka personale, por në përgjithësi them se kam marrëdhënie të mira me gjyqtarët. Kurrë nuk kam thënë diçka pavend, e as nuk kam treguar mungesë respekti për gjyqtarët. Kjo është demokraci dhe mund t’i thuash mendimet, prandaj nuk mendoj se e kam kaluar kufirin”, tha Ramos. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement