Rama: Plazhin e hapim më 1 qershor vetëm për hotelet, për të gjithë të tjerët më datë 10 - Gazeta Express
string(86) "rama-plazhin-e-hapim-me-1-qershor-vetem-per-hotelet-per-te-gjithe-te-tjeret-me-date-10"

Rama: Plazhin e hapim më 1 qershor vetëm për hotelet, për të gjithë të tjerët më datë 10

Gazeta Express

24/05/2020 20:34

Kryeministri Rama ka deklaruar se plazhet do të hapen më datë 1 qershor të muajit të ardhshëm, por vetëm për hotelet që ofrojnë shërbimin.

Përmes një dalje në ERTV, Rama shtoi se më 10 qershor, plazhi do të mund të hapet për të gjithë, njëlloj siç ka njoftuar ai për një plazh si në ‘kohën e komunizmit’ (me plazh publik).

Lexo Edhe:

Rama theksoi se qeveria mbyll së shpejti mënyrën sesi do të administratohen plazhet.

Më tutje Rama ka deklaruar se e gjithë Shqipëria do t’i hapë kufijtë tokësorë me fqinjët, më datë 1 qershor.

Në lidhje me fashën orare të liridaljes me qytetet e konsideruar zona të kuqe, masat do të hiqen duke filluar po ashtu nga fillimi i muajit tjetër. Por teksa fashat do të hiqen, Rama foli se për dy javët në vijim, në fundjavë nuk do të lejohet qarkullimi i makinave private të qytetarëve.

Rama: Më 1 qershor do të hapim kufijtë, por jo plazhet. Kam marrë një mijë sharje nga pushues që janë larguar nga policia prej plazhit. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i bërë të keqen vendit. Askush sot në Evropë nuk ka hapur plazhet.

Këtë javë ne mbyllim dhe sistemin e administrimit të plazheve, ku për shkak të kësaj situate, parimin e plazhit të xanun do ta godasim rëndë. Më 1 qershor ne do të hapim plazhet vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë.

Këtë javë do ngrihet një autoritet licensues për plazhet. Asnjë kontratë e mëparshëm nuk do njihet nëse nuk do konfirmohet nga ky autoritet lincensues.