Rama nga Brukseli: Krejt 'nice', imagjinoni sa më 'nice' do të ishte sikur BE t'i mbante premtimet - Gazeta Express
string(91) "rama-nga-brukseli-krejt-nice-imagjinoni-sa-me-nice-do-te-ishte-sikur-be-ti-mbante-premtimet"

Rama nga Brukseli: Krejt ‘nice’, imagjinoni sa më ‘nice’ do të ishte sikur BE t’i mbante premtimet

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 14:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pa publikuar foton e përbashkët me liderët e Bashkimit Europian dhe kolegët e tij në Ballkanin Perëndimor pas samitit, duke shkruar se sa bukur do të ishte sikur Bashkimi Europian t’i mbante premtimet.

Rama shkroi se shqiptarët nuk janë aq ‘nice’ sa të dorëzohen lehtë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më mirë mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dërgese të këndshme… Por ne shqiptarët nuk jemi aq ‘nice’ sa të dorëzohemi lehtë! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkroi ai në Twitter.

Para Samitit, Rama është shprehur pesimist dhe ka folur pa ndrojtje para gazetarëve përpara Samitit të krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se “Bullgaria, vend anëtar i NATO-s, i ka kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, duke mos shprehur aspak optimizëm se BE do t’i hapë negociatat për anëtarësim.