Rama në sulm: Basha ‘dëzhurn’, enë boshe! Meta nuk lë rehat të vdekurit, do t’i japë dekorata - Gazeta Express
string(86) "rama-ne-sulm-basha-dezhurn-ene-boshe-meta-nuk-le-rehat-te-vdekurit-do-ti-jape-dekorata"

Rama në sulm: Basha ‘dëzhurn’, enë boshe! Meta nuk lë rehat të vdekurit, do t’i japë dekorata

Gazeta Express

21/10/2020 16:36

Nga inceneratori i Elbasanit, kryeministri Rama ka sulmuar ashpër kryetarin e PD-së dhe Presidentin Meta, duke i cilësuar si opozita më e keqe që nga viti 1991.

Rama hodhi akuza duke e quajtur Bashën një njeri bosh, një ‘dëzhurn’ i një partie politike që kërkon të drejtojë vendin, por nuk ka asnjë plan apo ide. Kryeministri më tutje sulmoi Metën duke thënë se endet me dekorata në duar nëpër varret e dëshmorëve dhe heronjve të Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Rama: Një opozitë më mizerabël në aspektin e programit, lidershipit, të lidhjes së njerëzit me realitetin se kjo e sotmja nuk e ka pasur Shqipëria që nga 1991, edhe atëherë kur ka qenë më brutale ka qenë shumë më e vërtetë, më e ndershme edhe në marrëzinë e vet.

Ca kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtët njerëz, të njëjtat ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dëzhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari.

Më tutje kreu i qeverisë iu drejtua me mesazh atyre qytetarëve që nuk duan ta votojnë Partinë Socialiste më 25 prill.

Rama: Imagjinoni sikur Shqipëria të mbetet në dotë të Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Ilir Metës e Sali Berishës, se këta janë bashkë.

E kjo duhet të shërbejë si arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre në radhë të parë nga ata që kanë 1001 arsye që mund të jenë të pakënaqur e nuk duan ta votojnë PS, e kanë 1001 arsye që të jenë verbërisht me PD.

Ta imagjinojnë të votosh Lulin e të marrësh peshqesh Ilir Metën, të votosh për t’i dhënë pushtet PD e ti japësh jetë për të rifilluar ti pijë gjakun shtetit, LSI-së.

Kjo është si një dhe një bëjnë dy, se 7 her 7 nuk bëjnë 42.

Shtëpia e tyre është një shtëpi ku ca mblidhet hidhet o për bixhoz, o në ca xhepa të anëtarëve, o për të konsumuar sot edhe atë që duhet për fëmijët nesër”.