Rama humb gjyqin me ish- zv.kryeministren teknike, e shkarkoi pa të drejtë, duhet t’i paguajë 6 paga - Gazeta Express
string(96) "rama-humb-gjyqin-me-ish-zv-kryeministren-teknike-e-shkarkoi-pa-te-drejte-duhet-ti-paguaje-6-paga"

Rama humb gjyqin me ish- zv.kryeministren teknike, e shkarkoi pa të drejtë, duhet t’i paguajë 6 paga

Gazeta Express

18/01/2020 16:46

Ish-zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama për shkarkim të padrejtë nga detyra.

Mësohet se kryeministri do ta paguajë Mandijan me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm.

Lexo Edhe:

Mandija ishte drejtuese e Avokaturës së Shtetit në vitin 2013 kur Rama urdhëroi largimin e saj.

Ajo ndërkohë e çoj çështjen në gjykatë, njëkohësisht vijonte punën si zv.kryeministre. Në zgjedhjet e 25 qershorit, Mandija erdhi si propozim i kryedemokratit Lulzim Basha dhe u vendos drejtuese e ‘Task Force’ për monitorimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Kujtojmë që Rama pasi humbi gjyqin me Francesco Beçheti, ka humbur një tjetër gjyq që do ta paguaj nga takstat e qytetarëve shqiptarë.

Vendimi i gjykatës:

Në vendimin e zbardhur që disponon tirananeës.al, thuhet se “gjykata pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova. 2. Konstatimin e pavlefshmërisë së aktit administrativ, Urdhrit nr.156, datë 07.10.2013 të palës së paditur Kryeministrit të RSh-se “Për lirimin nga detyra” si Avokat i Përgjithshem i Shtetit të paditëses Ledina Mandija. 3.

Rregullimin e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke u detyruar pala e paditur Avokatura e Shtetit e RSh-së të dëmshpërblejë paditësen me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm”, thuhet në vendim. Nga ana tjetër, gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë sa i takon pjesës tjetër të kërkimeve ne objekt si dhe për aq sa i kundrejtohet palëve të tjera të paditura Kryeministrit të RSh-së dhe Ministrisë së Drejtesisë.

Ndërkohë shpenzimet gjyqësore i janë ngarkuar Avokaturës së Shtetit në përpjestim me pjesën e pranuar te padisë.

Marrë nga Newsbomb