Rama- deputetëve: Bëhuni gati për zgjedhje, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore - Gazeta Express
string(82) "rama-deputeteve-behuni-gati-per-zgjedhje-mund-te-mos-kemi-koalicione-parazgjedhore"

Gazeta Express

07/07/2020 19:39

Rama- deputetëve: Bëhuni gati për zgjedhje, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore

Gazeta Express

07/07/2020 19:39

“Nuk jam për lista të hapura, por nuk i dihet… kësaj here në zgjedhje mund të shkohet dhe pa koalicione parazgjedhore”

Këto janë disa nga mesazhet që Rama u ka dhënë deputetëve socialist, të cilëve i ka kërkuar të bëhen gati për fushatën zgjedhore të vitit të ardhshëm. Rama ka deklaruar se ai personalisht është kundër listave të hapura, por ka shtuar se ‘deri në fund nuk i dihet’.

Lexo Edhe:

Rama ka folur gjithashtu dhe për idenë e heqjes së koalicioneve parazgjedhore (kërkesë e një grupi të opozitës së re), duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme ‘Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore’.

“Nuk ka zgjedhje të parakohshme për bashkitë, kryebashkiakët do të vijojnë mandatin e tyre. Unë nuk jam për lista të hapura, por çfarë nuk ndodh deri në fund, kështu që kjo fushatë është betejë e juaja. Në varësi të dinamikës politike, mund të mos kemi koalicione parazgjedhore”, mësohet t’u ketë thënë Rama deputetëve./Express