Rama: Bëj marrëveshje kurdoherë me Bashën, përveçse më datë 17 nëntor - Gazeta Express
string(67) "rama-bej-marreveshje-kurdohere-me-bashen-pervecse-me-date-17-nentor"

Rama: Bëj marrëveshje kurdoherë me Bashën, përveçse më datë 17 nëntor

Gazeta Express

18/02/2020 23:12

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm që të bëjë një tjetër marrëveshje me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama tha se do ta bënte një marrëveshje në çdo kohë, përveç datës 17 nëntor, datë e cila shënon çlirimin e Tiranës, pasi sipas kreut të qeverisë, Basha ka qenë kryebashkiaku më i dështuar.

Lexo Edhe:

-Marrëveshje tjetër me Bashën, si ajo e 17 majit?

Rama: Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje, përveç 17 nëntorit, që e kemi çlirimin e Tiranës dhe nuk merrem me kryetarin e dështuar.

-Zgjedhje të parakohshme?

Rama: Unë jam vetëm një gjë të parakohshme në kokë, rindërtimin.