Raketa e kompanisë SpaceX shpërthen gjatë testimit - Gazeta Express
string(50) "raketa-e-kompanise-spacex-shperthen-gjate-testimit"

Raketa e kompanisë SpaceX shpërthen gjatë testimit

Gazeta Express

30/05/2020 9:28

Një prototip i një rakete të kompanisë SpaceX ka shpërthyer gjatë testimit të premten në pjesën jugore të Teksasit në Shtetet e Bashkuara.

Shpërthimi i kësaj rakete nuk ishte i lidhur me nisjen e dy astronautëve të NASA-s nga Qendra Hapësinore “Kennedy” në Florida, ku do të përdoret një sistem tjetër raketor.

Lexo Edhe:

Raketa u përfshi nga flakët në qendrën testuese “Boca Chica” të kompanisë SpaceX. Nuk pati raportime fillestare për ndonjë person të lënduar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Raketa “Starship”, e cila është 120 metra e gjatë, është e dizajnuar për të transportuar njerëz dhe 100 tonë mall në Hënë dhe Mars dhe është pjesë e planeve të kompanisë së famshme për udhëtim të njerëzve në hapësirë në mënyrë të përballueshme në aspektin financiar.

SpaceX ishte në mesin e tri kompanive që u shpërblyen me gjithsej një miliard dollarë nga NASA muajin e kaluar për projektin e transportimit të njerëzve dhe mallrave në Hënë.