KB Rahoveci ka prezantuar një ardhje të re në skuadër.
Kroati, Josip Mikulic është përforcimi i radhës te kjo skuadër, shkruan Gazeta Olle.
“Ardhja e tij në Rahovec shton edhe më gjasat për të qenë konkurrent serioz në elitën kosovare të basketbollit. Padyshim se ëndrra mbetet gjallë, andaj s’na mbetet gjë tjetër, veçse bashkë me këta lojtarë, e këtë trajner, ta jetësojmë atë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga KB Rahoveci.
Kjo skuadër, gjatë ditës së sotme ka ndarë rrugët me trajnerin maqedonas, Marina Ilievski.
Kurse, në vend të tij, u emërua tekniku pejan, Bujar Loci.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....