Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar shpenzuan 427.8 milionë euro për transaksione online jashtë vendit - Gazeta Express
string(114) "qytetaret-e-maqedonise-se-veriut-vitin-e-kaluar-shpenzuan-427-8-milione-euro-per-transaksione-online-jashte-vendit"

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2026 15:04

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar shpenzuan 427.8 milionë euro për transaksione online jashtë vendit

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2026 15:04

Shoqata e Tregtisë Elektronike analizoi të dhënat e publikuara nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë mbi transaksionet me karta pagese sipas llojit të pajisjes (ndarje gjeografike sipas vendit) në vitin 2025.

Mund të vërehet se qytetarët tanë me karta pagese jashtë vendit shpenzuan 427.8 milionë euro në transaksione online dhe kryen 12.4 milionë transaksione, duke blerë produkte dhe shërbime që lidhen më shpesh me udhëtimet (bileta avioni dhe rezervime hotelesh).

“Krahasuar me vitin 2024, qytetarët e Maqedonisë shpenzuan 50% më shumë në vlerë, ndërsa numri i transaksioneve elektronike u rrit për 69%. Transaksioni mesatar është 34 euro dhe është 11% më i ulët se vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, 74% e vlerës dhe 83% e numrit të transaksioneve të kryera janë në Irlandë, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Hungari, Gjermani, Qipro dhe Luksemburg”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Tregtisë Elektronike.

Qytetarët vendit arritën vlerën më të lartë të transaksioneve elektronike në Irlandë, në shumën prej 92.1 milionë eurosh, me një rritje prej 173% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në Holandë u arrit një vlerë prej 62.4 milionë eurosh dhe një rritje prej 49% krahasuar me vitin e kaluar.

Numri më i madh, 4.8 milionë transaksione elektronike nga maqedonasit, u krye në Irlandë, e ndjekur nga 2.1 milionë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa rritja më e madhe vjetore e numrit të transaksioneve elektronike në vitin 2025 u regjistrua në Gjermani, prej gati 650%, dhe në Qipro, 263%.

Vlerën mesatare më të lartë të një transaksioni elektronik e arritën shtetasit RMV-së në Hungari, me 152.2 euro, megjithëse 2.1% më pak se vitin e kaluar, ndërsa në Luksemburg ata kryen transaksionin mesatar më të ulët, i cili arriti në 14.1 euro. Në vitin 2025, pati një rënie drastike të transaksionit mesatar në Gjermani prej gati 70%, që ishte më e larta vitin e kaluar dhe arriti në 214.2 euro./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement