Shkruan: Prof. Jeton Kelmendi, PhD
Është interesante se si qeverisemi, se si mashtrohemi dhe se si pajtohem me gjëra jashtë të vërtetave. Ka disa elemente që vendin tonë e bëjnë të jetë ‘Sui Generis’, pra rast i veçantë, ku disa kanë ndodhur pa pelqimin tonë e disa, madje i kemi bërë vet. Është hera e parë që një shef qeverie largohet nga vendi për 20 ditë, e madje kësaj pune është e vështirë edhe t’i gjindet një epitet. Nëse i themi qeverisje në Ekzil, kjo do të thotë se qeveria duhet të funksionoi jashtë vendit, ngase duhet të ik prej vendit nga ndonjë frikë, zakonisht nga pushtuesi. Pra kreu i qeverisë së Kosovës mund të ketë ikur nga problemet e shumta që ka vendi (diku që i ka krijuar e vet, e diku që nuk i ka zgjidhur problemet, për çka ka mandat), mirëpo jo nga ndonjë frikë sepse vendin e kanë çliruar NATO dhe UÇK-ja. Thjeshtë ky epitet nuk po i shkojka.
Duke qenë pjesë e punës arsimore, mua më së afërmi po më duket si qeverisje me korrespondencë, pavarësisht se kjo deri me tani nuk është parë në asnjë vend… Sikur ta pyesim vet kreun e Qeverisë së Kosovës, Z. Kurtin, apo ndonjë nga kurdet e tij në qeveri, mbase edhe mund të na japin edhe ndonjë epitet të caktuar, por fundja kjo nuk ka rendësi. Për qytetarët e shtetit tonë është me rendësi së ky njeri e ka shkelur Kushtetutën e vendit, për çka nuk e ka shumë hall, sepse edhe ministra të tij e kanë bërë shkeljen e kushtetutët, mirëpo vetëm t’i kthehemi realitetit për këto tri javë dhe t’i shikojmë sa gjërat me rendësi për vendin kanë ndodhur dhe ky njeri nuk është marrë me punët e tilla, por me vizita që për mua nuk kanë tjetër kuptim pos një ekskurzion. Në kohën kur aplikojme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kryeministri Kurti më të rendësishme e sheh vizitën e tij në kompanitë amerikane, se sa t’i vizitoj shtetet anëtare që të loboj për të votuar për pranimin e Kosovë, ndërsa kjo çështje as që futet në agjendë. Nëse vendi lihet pa krerët e institucioneve, pra nga Kryeministri dhe Kryetarja qoftë edhe një ditë, kjo është shkelje, e kjo ka ndodhur ketë muaj me Vjosën dhe Albinin, kurse nëse shefi i ekzekutivit gati e kalon një muaj jashtë shtetit, ndërsa arritjen më të madhe e ka kur ai afrohet deri të shkallët e Shtëpisë së Bardhë dhe aty fotografohet me një këshilltarë. Për ironi, kjo edhe shitet si sukses nga sejmenet e kryeministrit dhe mediet e mediokritetet e tij. Tani nëse e analizojmë edhe punën në këto vizita, e kemi të vështirë ta gjejmë ndonjë sukses, pos deklaratën në Këshillin Transatlantik, ku Albini e amnistoj kryetarin e Serbisë Vuçiq për punën sa ishte ministër i Slobodan Milosheviqit.
Në fakt nëse i bëjmë një analizë këtij personi edhe mund ta kuptojmë ketë, por jo edhe durimin qytetar, sikur jo edhe qyqarëllekun e opozitës. Albini është vonuar dhe tani po deshiron ta kompenzoj vetën në krejt vonesat e tij: U vonua të merrte pjesë në çlirimin e vendit, në pavarësinë e shtetit me 2008, u vonua në ndërtimin e institucioneve shtetërore, prandaj tha se donte një republikë të tretë, një çlirim të ri e quajti kur fitoj zgjedhjet, kurse doli nëpër medie vendore e të huaja dhe shau e pështyu sa mundi e diti në krejt çka është bërë për 20 vite në ketë vend. Në ShBA nuk shkonte kur e ftonin, por shante ShBA-të, Amelika Amelika, Shtëpia e Verdh e Shtëpia e bardhë, ndërsa pastaj për një kohë nuk mundi as ta vizitonte vendin që i solli lirinë Kosovës, e kur ju dha mundësia për vizitë, Kurti desh ndej krejt atje, siç duket për ta bindur Shtëpinë e Bardhë se ky e do shumë, anipse koha e gabuar dhe gjithnjë i njëjti Albin në të njëjtën lëkurë prej perëndimori e me shpirt e trup prej lindori. Mbase është një dogmat i spikatur dhe dorën në zemër së bashku me noterën e vet Vjosa Osmani ia dolën ta mashtrojnë shumicën e qytetarëve, së paku për disa muaj, ky politikan e mashtroj vetën duke menduar se edhe Amerika do t’i besoj. Jo pra, jo, jo assesi, prandaj mori një mesazh nga vendi kryemik se edhe në atë takim nuk kishte as simbole të shtetit kosovar e as simbole të ShBA-së, thjeshtë një takim për ta treguar se ku e ke vendin. Dhe krejt për fund, pajtohem se ky lider aty e ka vendin, por me dhimb për popullin tim dhe ashtu nga dy forma: e para se ne vet e kemi zgjdhur ketë njeri aty, duke e njohur si antiamerikan dhe e dyta, se Shteti që lirisht mund të themi se është vepër Amerikane, pra Kosova nuk e meriton ta ketë një lider që nuk përfaqëson popullin kosovar. Është kryeministri i parë i Kosovës që pritet kështu, prandaj edhe në një sprovë për një opinion, as që tentoj ta bind as Albinin e aq më pak sejmenet e tij, por shkurt e shqip: duhet të zgjedhim në mes të Albinit dhe Amerikës!!!
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...