Qeveria anulon një vendim të janarit, merr një vendim tjetër për t'ia ndarë Këshillit Kombëtar të Luginës mbi 30 mijë euro - Gazeta Express
string(119) "qeverise-anulonnjevendim-te-janarit-merr-nje-vendim-tjeter-per-tia-ndare-keshillit-kombetar-te-lugines-mbi-30-mije-euro"

Qeveria anulon një vendim të janarit, merr një vendim tjetër për t’ia ndarë Këshillit Kombëtar të Luginës mbi 30 mijë euro

Lajme

Gazeta Express

26/03/2024 22:06

Qeveria e Kosovës  ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit gjatë kësaj mbledhje “kanë anuluar Vendimit të Qeverisë  Nr. 14/186 të datës 24 janar 2024”.

Lexo Edhe:

Po ashtu, kanë ndarë 30 mijë euro për Këshillin Kombëtar të Luginës së Preshevës.

“Vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbështetje të Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në vlerë prej 31,530.00 € (tridhjetenjë mijë e pesëqindetridhjetë euro) me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Evropian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express